Real Madridi është i gatshëm ta bëjë Azarin lojtarin më të shtrenjtë në botë

Madrid, 12 gusht 2018 (MIA) - Udhëheqësia e kampionit evropian Real Madridit është e gatshme të paguajë 224 milionë euro për Eden Azarin, publikuan mediat angleze.
Nëse ndodh ky transfer, atëherë belgu 27-vjeçar do të bëhet fudbollisti më i shtrenjtë në botë.
Në këtë moment ky titull i takon Nejmarit, i cili verën e kaluar u transferua nga Barcelona në PSZH për 222 milionë euro.
Real te Azari e sheh zëvendësimin e Kristiano Ronaldos, i cili këtë verë u transferua në Juventus për 117 milionë euro.
Këtij transferi i kundërshtohet menaxheri i Çelsit, Mauricio Sarri, i cili nuk dëshiron të shesë lojtarin më të mirë në ekipin e tij.
Afati kalimtar në Spanjë përfundon më 31 gusht, kur do të dihet nëse Azar do të kalojë në Madrid ose do të mbetet në Londër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail