Fillon Turniri i 46-të i hendbollit në Strugë

Strugë, 15 gusht 2018 (MIA) - Struga për të 46-ën herë prej sot e deri të dielën do të jetë nikoqire e Turnirit Ndërkombëtar të Strugës, në të cilin do të marrin pjesë tetë ekipe nga shtatë vende.
Turnirin do ta hapë nikoqiri Struga me ndeshjen me "Zhelezniçar"-in, ndërsa pas hapjes solemne ndeshje do të luajnë "Dobrogea sud" dhe "Açingsas", ndërsa pas tyre "Celje" dhe "Eurofarm Rabotnik".
Pjesëmarrësit në turnir sot në konferencë për media shprehën kënaqësinë për mundësinë që t'i masin forcat dhe të shohin se deri ku janë me formën për sezonin e ri që vijon.
Trajneri i KH Struga Andon Boshkovski tha se ndeshjet do t'u shërbejnë si përgatitje për Superligën.
"Ne me cilësi nuk i përkasim këtij grupi të ekipeve. Këtu kemi kampionë botëror dhe olimpik. Këto ndeshje do na shërbejnë si përgatitje e mirë për Superligën", tha Boshkovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail