Daniel Subashiq largohet nga kombëtarja e Kroacisë

Zagreb, 15 gusht 2018 (MIA) - Portieri 33-vjeçar Daniel Subashiq ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Kroacisë.
Këtë ai e ka bërë zyrtare përmes një letre që ia ka dedikuar tifozëve.
Subashiqi ka luajtur për Kombëtaren e Kroacisë për nëntë vite. Paraqitjen e parë e bëri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohë, ai i ka bërë 44 paraqitje me Kroacinë, njofton Koha.net.
Këtë verë, ai arriti suksesin më të madh me Kombëtaren, kur fituan medaljen e argjendtë të Kupës së Botës në “Rusi 2018”.
“Pas 10 viteve, ka ardhur koha që të ndahem nga fanella ime e preferuar. Ka qenë një rrugëtim i gjatë që nga hera e parë kur kam luajtur në vitin 2008 dhe ëndrrat e një portieri nga Zadari janë plotësuar përmes punës, mundit dhe durimit përderisa qëndronte ulur në stol, duke pritur që të bëhej numri një, ose për mua numri 23, pasi është numri im i preferuar”, ka shkruar ai në letrën përshëndetëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail