Shtyhen dy ndeshje në Seria "A" shkaku i tragjedisë në Xhenova

Xhenova, 16 gusht 2018 (MIA) - Serie A ka konfirmuar zyrtarisht që ndeshjet në mes të Sampdorias dhe Fiorentinës dhe ajo mes Milan dhe Xhenovës do të shtyhen për shkak të tragjedisë në urën e Xhenovës.
Ura Ponte Morandi u rrëzua të martën në mëngjes, më 38 njerëz që janë konfirmuar të vdekur dhe shumë të lënduar. Numri i viktimave pritet që të rritet edhe më shumë.
Por, klubet gjenoveze kanë kërkuar që mos t’i luajnë ndeshjet e tyre këtë vikend dhe të shtyhen tërë ndeshjet e raundit të parë.
Megjithatë, këtë mbrëmje Serie A ka konfirmuar që vetëm dy ndeshje do të shtyhen, por deri me tani nuk do të këtë vendim për tetë ndeshjet e tjera.
“Presidenti i Serie A, pas kërkesës për shtyrje të ndeshjeve të se dielës për shkak të tragjedisë që ka goditur Xhenovën, ka marrë vendim që ndeshjet Sampdoria – Fiorentina dhe Milan- Xhenova të shtyhen”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
“Datat e reja të këtyre dy ndeshjeve do të lajmërohen se shpejti, në përputhje me rregullat në fuqi”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail