Celje dhe Zhelezniçar në hap para finales në Turnirin e hendbollit në Strugë

Strugë, 17 gusht 2018 (MIA) - Dita e dytë e turnirit në hendboll në Strugë filloi me ndeshjen e kampionit turk dhe pjesëmarrësit në ligën e kampionëve Beshiktash dhe ekipit nga Manastiri, Eurofarm Rabotnik, ku siç pritej festuan mysafirët nga Turqia të kryesuar nga reprezentuesi i Maqedonisë, Nemanja Pribak me 31:29 (15:15).
Në ekipin e përfaqësuesit të Maqedonisë më efikas ishte Goran Kuzmanovski dhe me këtë humbje të dytë ekipi i Eurofarm Rabotnik i humbi të gjitha gjasat për plasman në finale.

Në ndeshjen e dytë në të cilën luajtën ekipet e Zhelezniçar dhe Aligsas ndodhi një befasi e vogël, në të cilën festoi ekipi i Veselin Vujoviq me 23:20 (10:5).

Ditën e dytë të garës e rrumbullaksoi derbi i ditës mes ekipeve të Celjes dhe ekipi i Tuluzit, ku festoi ekipi i kampionit slloven me 31:29 (13:14).
Sot në program janë caktuar tre ndeshje të reja. Të parët në terren do të dalë organizatorja Struga kundër Aligsasit suedez, pastaj është caktuar dueli i cili mund ta japë finalistin e parë mes Zhelezniçar dhe Dobrogea Sud, ndërsa për në fund është caktuar dueli mes Beshiktashit dhe Tuluzit.
Për nesër në ora 21 do të luhet ndeshja e superkupës së Maqedonisë mes ekipeve të Vardarit dhe Metalurgut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail