Kenianët Rotiç dhe Mutoni fitues në Maratonën ndërkombëtare atletike të 32-të, Ilir Rudhani nga Kosova plasohet i treti

Ohër, 8 shtator 2018 (MIA) - Kenianët Mark Kipçumba Rotiç tek meshkujt dhe Suzan Vaçeke Mutoni në konkurrencën e femrave janë fitues në Maratonën ndërkombëtare atletike të 32-të të këtij viti që në mënyrë tradicionale mbahet në Ohër në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.
Rotiç në konkurrencë prej 103 atletikëve shtegun prej Shën Naumit deri në bregun e Liqenit të Ohrit në Ohër, të gjatë 30 kilometra, e vrapoi për 1.42:44 orë, duke mos arritur të thyej rekordin e garës të vendosur në vitin 2016 nga bashkëatdhetari i tij Abel Kibet Rop (1:34:58).
Në vend të dytë është sllovaku Gabriel Svajda (1:49:34), ndërsa në vendin e tretë sot ishte atleti Ilir Rudhani nga Kosova (1:51:10).
Më mirë i plasuar midis maratonistëve nga Maqedonia sot ishte Aleksanda Kiraxhiev, i cili për pak e lëshoi vendin në podium, si i katërti duke kaluar vijën e finishit.

Në kuadër të manifestimit këtë vit si dhe vitin e kaluar zhvillohej garë prej pesë kilometrash "Gara e Pavarësisë" e vendosur si përpjekje për popullarizimin e maratonës. Gara me parashenjë humanitare këtë vit u zhvillua në shenjë mbështetjeje të personave dhe familjeve me sindromën Alport. Fitues të maratonës të sotme të vogël janë Grigorian Nikovski tek meshkujt dhe Anja Ekler në konkurrencën e vajzave, të cilët shtegun prej pesë kilometrash e vrapuan për 18:01, gjegjësisht 21:16 minuta.
Maratona Atletike në Ohër mbahet nga viti 1976 e deri në vitin 1993 më 7 nëntor - Ditën e çlirirmit të qytetarit në Luftën e Dytë Botërore. Nga viti 2004 e këndej maratona mbahet çdo vit më 8 shtator me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail