Shaqiri mund të mos vijë në Beograd për ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës për shkak të tensioneve politike

Beograd, 21 shtator 2018 (MIA) - Reprezentuesi zviceran, Xherdan Shaqiri mund të mos udhëtojë me ekipin e tij Liverpool, në udhëtimin më 6 nëntor në Beograd ndaj Cërvena Zvezdës, ndeshje në Grupin C të Ligës së Kampionëve.
Liverpuli mendon ta lë Shaiqirin në Angli për këtë ndeshje, me qëllim që të mos rrezikojë ndonjë tension potencial politik.
Xherdan Shaqiri bashkë me Taulant Xhakën ishin në qendër të polemikave gjatë Kupës së Botës së kësaj vere, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në dy golat që shënuan ndaj Serbisë.
Ky festim u interpretua si veprim provokim politik nga ana e serbëve, transmeton TCH.
Drejtori sportiv i Cërvena Zvezdës, Zvezdan Terziq, tha se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.
"Shaqiri do të jetë nën presion të madh se e di ku po vjen, por ne duhet ta mbrojmë në rast të situatave të padëshirueshme. Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë", tha Terziq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail