Abramoviç do ta shesë Çelsin për tre miliardë funta

Londër, 25 shtator 2018 (MIA) - Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç mendon për shitjen e klubit me vlerë jo më pak se tre miliardë funta, publikoi "Blumberg", duke iu referuar burimit të informuar me negociatat.
Paraprakisht u publikua se Abramoviç e ka hedhur poshtë propozimin e britanikut më të pasur Xhim Ratklif, i cili për klubin ofroi dy miliardë funta.
Sipas "Blumberg", biznesmeni rus e shet Çelsin për shkak të mbrojtjes së mjeteve nga sanksionet eventuale amerikane.
Gjatë verës "Sandej Tajms" publikoi se Abramoviç ka angazhuar bankë investuese që të mendojë për shitjen e Çelsit. Atëherë klubi i mohoi informatat.
Në vitin 2003, Abramoviç e bleu Çelsin për 140 milionë funta. Prej ardhjes së tij në "Stemford Brixh", klubi fitoi 17 trofe, mes tyre pesë tituj kampioni në Premier Ligë dhe nga një në Ligën e kampionëve dhe Ligën e Evropës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail