Murinjo për Pogban: Unë ia dhash, unë ia marrë shiritin i kapitenit

Mançester, 26 shtator 2018 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajted, Zhoze Murinjo sërish është në përplasje me Pol Pogban, edhe pse këtë nuk e shpreh publikisht. Pas eliminimit të mbrëmshëm në kupën Karabao nga Derbi Kaunti, portugezi kumtoi se Pogba më nuk do të jetë kapiten i ekipit në mungesë të Valencias.
"Personi që e ka vendosur zëvendës-kapiten, është personi që vendosi ky më mos të jetë - ai person jam unë. Kjo nuk do të thotë se kam ndonjë problem me të. Si menaxher kam të drejtë të marrë vendime dhe të mos i shpjegoj", tha Murinjo.
U përqendrua edhe në eliminimin e Ligës së kupës së Derbit.
"Meqë erdhi deri në penallti, kjo tashmë është lotari. Paraprakisht është dashur ta zgjidhin ndeshjen. Këtu është problemi", shtoi menaxheri i Junajted.
Mançester humbi nga Derbi në penallti, pasi që pas 120 minutave rezultati ishte baraz 2:2.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail