Kërçova bëhet me klub hendbolli për femra

Kërçovë, 26 shtator 2018 (MIA) - Këshilli iniciues në krye me punonjësin e njohur sportiv dhe trajner i hendbollit, profesorin universitar, Bejtulla Emini, publikoi se këtë vit edhe Kërçova do të ketë klub hendbolli për femra i quajtur "Uskana".
Klubi mori të drejtën të garojë në ligën elite të femrave për hendboll.
Emini theksoi se për momentin klubi financohet nga donatorët nga diaspora, edhe pse është premtuar ndihmë edhe prej kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
"Ne për dy vjet punojmë në këtë fushë gjegjësisht klubi formalisht trajnon me një grup më të madh të entuziastëve të gjinisë më të butë të cilët e duan këtë sport. Shpresojmë se do të kemi fillim të suksesshëm dhe me këtë hap do të kontribuojmë për zhvillimin e hendbollit si sport por edhe për emancipimin e gruas në shoqërinë tonë", theksoi Emini.
Trajneri Emini do të ketë ndihmën e asistentit të tij shumëvjeçar, Bashkim Mehmedi.
Emini dhe Mehmedi së bashku kanë punuar në klubin e hendbollit "Shutova" dhe së bashku arritën me klubin ta fitojnë kurorën e dyfishtë në garën elite të hendbollit në kategorinë e meshkujve që u mbajt para dy viteve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail