Alioski: Jemi më të mirë se Lihtenshtajni dhe pres fitore

Shkup, 9 tetor 2018 (MIA) - Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll i vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtajnit në kuadër të Ligës së kombeve. Shënuesi i dy golave nga "verdhë-kuqtë" në dy raundet e para pret triumf të sigurt dhe tre pikë të reja me të cilët Maqedonia do të forcohet në pozitën e parë.
"Kishim dy fitore në nisje të Ligës së kombeve, por asgjë nuk është e kryer. Gëzon ajo se gjendemi në formë të mirë, kemi futbollistë të shkëlqyeshëm dhe tani na pret Lihtenshtajni. Patjetër ta fitojmë këtë ndeshje. Por, prap them se asgjë nuk është e kryer. Dhe, nuk do të jetë aq lehtë, pasi në futboll gjithçka është e mundur. Por, ne jemi më cilësor, na u kthyen Hasani dhe Ademi. Duhet të kemi koncentrim si në ndeshjet e fundit. Nëse luajmë ashtu, sigurt fitojmë", ka thënë Alioski për ueb faqen e FFM-së.
Ai ka shtuar se nuk është me rëndësi kush do të realizojë, por me rëndësi është të fitohet.
"Dhash dy gola në ndeshjet e para, por nuk është me rëndësi kush do të shënojë, por të fitojmë. Kuptohet se përsëri dua të shënoj, por edhe të mos shënoj, do të jemi i lumtur me tre pikë", ka thënë Alioski.
Ndryshe, Maqedonia është nikoqir i Lihtenshtajnit më 13 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do të jetë mysafir në Ermeni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail