Futbollistë rusë rrahën një funksionar shteti

Moskë, 9 tetor 2018 (MIA) - Aleksandër Kokorin dhe Pavel Mamaev janë të famshëm jo vetëm për lojën e tyre, por mbi të gjitha për bëmat e shumta. Në atë nivel sa që trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Çerçesov vendosi të mos i grumbullojë për Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi.
Dyshja u kap në vitin 2016 teksa festonte me shampanjë në shumën e 250 mijë euro, menjëherë pas eliminimit nga Europiani i zhvilluar në Francë.
Por, kësaj here çifti i shokëve futbollistë e ka ekzagjeruar përtej limiteve, sepse në Rusi nuk është ide e mirë të bësh armik qeverinë e Putinit.
Referuar raportimeve të mediave ruse, Kokorin dhe Mamaev janë në telashe të mëdha. Dyshja është futur në një kafeteri të Arbat, lagje kryesore e Moskës, në gjendje të ekzaltuar dhe ka nisur të bezdisë të pranishmit.
Mes tyre ishte edhe Denis Pak, një funksionar i Ministrisë së Tregtisë, që ka tentuar të ndihmojë stafin e punonjësve për të mbajtur nën kontroll dy të tmerrshmit.
Rezultati? Një sherr i madh, që në përfundim i kushtoi funksionarit të shtetit një dhëmb, njofton Syri.net.
Sipas informacioneve që raportohen nga Rusia, tashmë policia pas denoncimit ka hapur një çështje penale, për të cilën kanë nisur hetimet mbi sherrin në kafene.
Kokorin vetëm një vit më parë u bë protagonist i një skene të rëndë, teksa u paraqit në dasmën e një miku të tij me shumë pistoleta.
Si do të përfundojë kësaj here historia? Kokorin ka fatin që luan te Zenit, skuadra e preferuar e Putinit, por mungesa e respektit kaq e madhe ndaj një anëtari të qeverisë ruse rrezikon shumë dy futbollistët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail