Shpenzimet për Olimpiadën në Tokio disa herë më të larta sesa pritej

Tokio, 9 tetor 2019 (MIA) - Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike Verore - Tokio 2020 njoftoi se deri më tani janë shpenzuar 25 miliardë dollarë, gjegjësisht disa herë më shumë sesa pritej.
Në vitin 2013 kur Japonia u zgjodh për nikoqir i Olimpiadës projeksionet fillestare për shpenzimet ishin 7,3 miliardë dollarë.
Në raportin e fundit financiar theksohet se shpenzimet për organizimin janë afër 25 miliardë dollarë, por deri në përmbylljen e përgatitjeve ato do të rriten ende.
Paraprakisht, ish-presidenti i Komitetit organizativ, Joshiro Mori, dhe guvernator i Tokios, Juriko Koike, njoftuan se autoritete japoneze për organizimin e lojërave kanë ndarë mjete prej 13 deri në 15 miliardë dollarë.
Autoritetet mbikëqyrëse financiare japoneze paralajmëruan të merren masat e duhura, sepse shpenzimet për Olimpiadën do të tejkalonin shumën prej 30 miliardë dollarë.
Një nga masat për uljen e shpenzimeve është që pjesë e garave të mbahen në objektet ekzistuese, ndërsa jo në vende të reja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail