Xhon Teri dëshiron të jetë menaxher

Londër, 10 tetor 2018 (MIA) - Futbollisti Xhon Teri ka deklaruar se dëshiron të bëhet menaxher, por e ka hedhur poshtë variantin të mbetet në krye të Aston Villës pas shkarkimit të Stiven Brus. 37 vjeçari, ish reprezentues i Anglisë ka bërë publike tërheqjen e tij nga futbolli të hënën.
"Jam i gatshëm për kapitullin e radhës të jetës sime. Të shohim se çka do të më sjell e ardhmja. Shpresoj se do të kem së paku gjysmën e suksesit që e kisha si futbollist. Frank (Lampard) është miku im më i mirë. E pashë para disa ditësh. Dëshira ime është si e tij- të jem menaxher. E dua atë gjatë kohë", ka deklaruar Teri për Skaj Sports.
Në sezonin 2017/18, Teri kaloi në Aston Villa të Ligës së dytë, ku regjistroi 32 ndeshje.
Ndryshe, Teri është pjesë e historisë së ekipit kombëtar të Anglisë pasi kishte 78 duele për "Tre luanët" në periudhën prej vitit 2003-2012.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail