Barcelona po punon në vazhdimin e kontratës me Mesin

Barcelonë, 15 tetor 2018 (MIA) - Udhëheqësia e Barcelonës po punon në mënyrë intensive në vazhdimin e kontratës me fudbollistin argjentinas Lionel Mesi me qëllim që ta mbajë në klub edhe pas vitit 2021.
Nga klubi dëshirojnë të bëjnë ndryshime në kontratën e futbollistit 31 vjeçar dhe fillimisht ta largojnë klauzolën e cila i mundëson largimin pas vitit 2020 pa kompensim.
Barcelona para pak kohësh pësoi dëm kur Çavi Ernandez në këtë mënyrë u largua që të luajë në Katar, ndërsa Andres Iniesta kaloi në ekipin japonez Uisell Kobe.
Në kontratën aktuale të Mesit klauzola për lirim në rast se para kohe shkon në ndonjë klub evropian është 700 milionë euro.
Por, siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, në Barcelonë nuk besojnë se Mesi mund të largohet para kohe, sepse tërë karrierën e kaloi në këtë klub.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail