Anglia furishëm kundër "Furisë së kuqe" (video)

Sevillë, 16 tetor 2018 (MIA) - Anglia e ka deklasuar Spanjën në Sevilla mbrëmë duke e mposhtur me rezultat 3-2, në një pjesë të parë ku anglezët shkëlqyen dhe e nokautuan Spanjën.

Pjesa e parë ishte ajo që bëri diferencën në këtë takim.
Anglia serinë e golave e fillojë në minutën e 16-të me Rahim Sterling që shënoi një gol të bukur.
Pas 15 minutave lojë, Anglia shënon edhe njëherë. Kësaj here ishte Markus Rashford që nuk gaboi dhe shënoi për anglezët.
E pak para se të përfundonte pjesa e parë, rezultatin komod Anglisë ja dha përsëri Sterling që shënoi në minutën e 38- të.
Në pjesën e dytë Spanja u përpoq, por krejt çka arriti ishte një gol në minutën e 59-të nga Alkaser, i cili është në superformë kohëve të fundit, njofton Express.
Spanja shënoi edhe një gol në minutën e gjashtë shtesë, kësaj radhe me Serhio Ramosin.
Kjo është fitorja e parë e Anglisë në këtë garë, pasi barazoi dhe humbi me Spanjën në Angli.
Vendin e parë të këtij grupi duket se do ta vendos Kroacia, e cila e pret Spanjën në Zagreb në nëntor dhe i shkon Anglisë në të njëjtin muaj në ndeshjen e kthimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail