Maqedonia mysafire në Armeni në rrethin e katërt të Ligës së Kombeve

Erevan, 16 tetor 2018 (MIA) - Përfaqësuesja e Maqedonisë sot është mysafire në Armeni në përpjekje të vazhdojë serinë prej dhjetë ndeshjeve pa humbje.
Nëse të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski, arrijnë të fitojnë një pikë apo tre, që sonte do të mund ta sigurojnë vendin e parë në grupin e katërt të Ligës së Kombeve, divizioni -D.
Kapiteni i Maqedonisë Goran Pandev beson se mund të arrihet edhe te një rezultat pozitiv.
"Armenia disponon me ekip cilësor, e dimë nga starti se ata janë rivali më i madh në grup. Kemi tre fitore, por shumë mirë përgatitemi dhe besoj se do ta japim maksimumin për fitore të re. Mirë e analizuam Armeninë, e pamë në ndeshjen e parë në Shkup. Atëherë mirë u përgatitëm dhe me meritë festuam", ka deklaruar Pandev.
Ndeshja mes Armenisë dhe Maqedonisë do të fillojë në ora 18 në stadiumin "Vazgen Sargsijan" në Erevan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail