Bashakshehir e dënoi Arda Turan me 370.000 euro

Stamboll, 16 tetor 2018 (MIA) - Futbollisti turk Arda Turan, i cili luan në ekipin Bashaksheir nga Stambolli, si lojtar i huazuar nga Barcelona, do ta paguajë çmimin për sjelljen e tij arrogante dhe incidentin që e shkaktoi në një klub nate.
Ekipi vlerësoi se "sjellja joadekuate e Turanit nuk përputhet me kuptimin etik dhe profesional të futbollit" dhe e dënoi me 370.000 euro. Ish-reprezentuesi turk vazhdon që rregullisht t'i përmbushë detyrimet e tij për klubin deri në aktgjykimin për incidentin, në të cilin mori pjesë.
Turan është i akuzuar për shkak të sulmit ndaj këngëtarit turk Berkaj Shahin, për çka Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej 12 vjet e gjysmë.
Incidenti ka ndodhur javën e kaluar në një klub nate në Stamboll, ndërsa futbollisti 31 vjeçar e kishte sulmuar këngëtarin dhe ia ka thyer hundën.
Në klubin e natës gjatë sulmit ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Shahin, ndërsa siç bëjnë të ditur mediat turke, shkak për zënkën ishin pikërisht ofendimet e Turanit të dërguara drejt saj.
Turan është i akuzuar për sulm seksual, posedim të palejuar të armës, kërcënime me jetë dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.
Mesfushori 31 vjeçar nuk është hera e parë që bën probleme. Në maj për Turan ishte shqiptuar dënim në të holla prej 9.200 dollarë dhe suspendim prej 16 ndeshjeve, pasi që sulmoi një refer gjatë ndeshjes së Kampionatit turk të futbollit, ndërsa vitin e kaluar u përjashtua nga Barcelona, sepse dëshironte të zihet me një gazetar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail