Franca me penalti dhuratë e mundi Gjermaninë (video)

Paris, 17 tetor 2018 (MIA) - Nuk ka këndellje për Gjermaninë. Pas humbjes kundër Holandës para tri dite, Gjermania ka humbur edhe në ndeshjen mysafirë kundër Francës në kuadër të Grupit të Parë të Ligës A të Kombeve.

Gjermania ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, duke e fituar atë me rezultat 1-0.
Këtë avantazh Gjermania e arriti në minutën e 14-të ku nga penalltia shënoi Toni Kros. Gjermania ka mundur që të dyfishoi epërsinë në pjesën e parë, nëse Leroi Sane do të ishte i kujdesshëm dhe do të shënonte disa mundësi shumë të mira shënimi që i pati.
Por, pjesa e dytë ishte tërësisht ndryshe.
Franca sulmoi më shumë dhe arriti që në minutën e 62- të Grizman ta barazoj rezultatin.
Përfundimisht, Franca e riktheu rezultatin në minutën e 79-të, ku penalltinë e shkaktuar nga Matuidi, Grizman e shndërron në gol.
Franca pas golit të avantazhit e kontrolloi ndeshjen dhe Pogba pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 87-të te ndeshjes, por e priti Nojer, transmeton Express.
Ndërkaq Gjermania tentoi ta barazoj rezultatin në fund të ndeshjes por pa sukses.
Pas kësaj fitoreje, Franca gjendet në vendin e parë në Grupin e Parë të Ligës A të Kombeve më 7 pikë. Holanda është e dyta me 3 pikë, kurse Gjermania e fundit me një pikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail