Romë, 18 teor 2018 (MIA) - Real Madridi i ka filluar negociatat me ish-trajnerin e Çelzit, Antonio Konte, sipas burimeve italiane.
Julen Lopetegi është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta në kohën e fundit, ku kanë dështuar që të shënojnë gol në katër ndeshjet e fundit, duke barazuar njëherë dhe duke pësuar tri humbje, transmeton Express.
Sipas "Koriere dello Sport", drejtorët e Real Madridit kanë kontaktuar me Konten të hënën.
Konte ende është në betejë me Çelzin, pasi klubi anglez nuk pranoi që t’i paguajë 10 milionë euro pasi shkarkoi italianin për t’ia lënë vendin Mauricio Sarit.