Ins: Pogba është idiot

Mançester, 7 dhjetor 2018 (MIA) – Ish-mesfushori i Mançester Junajted, Pol Ins e cilëson Pol Pogban si “idiot”.

Menaxheri i “djajtëve të kuq”, Zhoze Murinjo, e nxori lojtarin francez nga radha e mesme nga përbërja fillestare për ndeshjen kundër Arsenalit. Informacionit nga Anglia thonë se portugezi e ka bërë këtë hap për shkak të formës së keqe të Pogbas.

Pikërisht kjo e provokon Ins, i cili ishte pjesë e përbërjes së Junajted, i cili triumfoi në Premier Ligën dhe FA Kupën në vitin 1994, për t’i ndarë qëndrimet e tija për francezin.

“Pogba hyn në terren dhe bën punë të vogla dhe të pa hijshme dhe kjo e humb topin. Kjo është idiotike. Mund ta akuzosh Murinjon për disa punë, por nuk ka mundur për gjithçka. Pogba nuk i ndihmon vetes e leje më ekipit. Ai me të drejtë e largoi nga ekipi. Pa dallim se sa është i madh emri yt. Askush nuk ka aq emër të madh, për të pasur vend të rezervuar në përbërjen e Junajted”, deklaroi Ins.

Pogba mori shumë fishkëllima kur hyri si rezervë në ndeshjen kundër Arsenalit 15 minuta para fundit. Pikërisht për këtë Ins mendon se tifozët e Junajted kanë mendim negativ për lojtarin e tyre.

“Mund ta shihni disponimin e tifozëve, si dhe tolerancën ndaj lojtarëve. Kjo gjithashtu vlen edhe për Pogban. Është çudi kur lojtari i ekipit do të fishkëllohet, por kjo është falë asaj që e tregon në fushë. Mendoj se fansat më nuk dëshirojnë ta shikojnë në ‘Old Traford'”, shtoi Pol Ins.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail