Zidan: Bejl dëshironte të luajë, por asgjë nuk ka ndryshuar

Uashington, 24 korrik 2019 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan përsëri ka folur për të ardhmen e Geret Bejlit. Reprezentuesi i Uelsit ka luajtur në ndeshjen provë ndaj Arsenalit në Uashington. Ai është paraqitur në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa 10 minuta më vonë ka shënuar golin për 1:2. Bejl poashtu ka huqur penalti gjatë goditjeve në 11 metra, por në fund Reali ka fituar 3:2 në penalti.

Pas ndeshjes Zidan e ka komentuar situatën me Bejlin, pasi tha se “më mirë për secilin” është të braktis Realin e cila solli reagime nga ana e agjentit të lojtarit.

“Geret ka luajtur ndeshje të mirë, ka luajtur mirë. Tani për tani ai është me ne. Luajti sepse dëshironte të luajë, nuk dëshironte para disa ditësh. Ai ishte vendim i imi, ndërsa në të ardhmen do të shohim se çka do të ndodhë. Asgjë nuk ka ndryshuar, e dini si është situata”, ka thënë Zidan. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail