Bolton para shuarjes

Londër, 26 gusht 2019 (MIA) – Klubi anglez i futbollit Bolton pas 145 viteve mundtë ndalojë së ekzistuari, pasi që përballet me probleme të mëdha financiare në disa sezonat e fundit. Gjatë verës, lidhi kontratë për shitje të klubit biznesmenit Lorens Basini dhe Bolton kaloi para kontrollit të tij.

Të shtunën dështoi edhe një marrëveshje, ndërsa kryesia e ligës angleze të futbollit i dha klubit afat deri të martën të paguhen borxhet, në të kundërtën do të eliminohet.

Për shkak të borxheve të mëdha para fillimit të sezonit, Bolton startoi me minus 12 pikë. Pas katër xhirove, ekipi e mori vendin e parafundit me një barazim dhe tre humbje.

Bolton u themelua në vitin 1874. Ai e fitoi Kupën FA katër herë dhe Superkupën njëherë. Rezultati i tij më i mirë në divizionin elitar është në vendin e tretë (tre herë). Para shtatë viteve, në sezonin 2011/12 Bolton luajti në Premier Ligë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail