Ramos e tejkaloi Telmo Saran

Madrid, 6 shtator 2019 (MIA) – Me golin e tij kundër Rumanisë, Serhio Ramos ka vazhduar të ngjitet në majën e listës së golashënuesve të “furisë”, pasi është veçmë para legjendës Telmo Sara.

Mbrojtësi ka shënuar gol nga penaltia dhe tani ka 21 gola në fanellën e kombëtares spanjolle. Ai ka dalë në vendin e dhjetë, derisa sulmuesi legjendar ka mbetur jashtë dhjetë të parëve.

Para tij janë Hulio Salinas me 22, derisa Alfredo di Stefano është me 23, ashtu që deri në fund të fushatës kualifikuese mund të ngjitet në pozitën e 8-të.

Megjithatë nuk ka dyshim se nëse është i shëndoshë ai shumë shpejt do të bëhet numër 1 në Spanjë. Kjo ka qenë ndeshja numër 166 për Ramosin, duke u afruar vetëm një ndeshje nga lideri Iker Kasilas.

Gazeta “Marka” transmeton se pas Kupës botërore mbrojtësi është lojtari më produktiv i Iberikëve me gjithsej 8 gola, ku 4 janë nga penalltitë. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail