Kosova impresionoi në “Sent meri”, por Anglia shënoi fitore

Sauthtempton, 11 shtator 2019 (MIA) – Anglia sërish e fitoi konkurrentin e tij në kualifikimin në grupin “A” dhe pothuajse e siguroi plasmanin për Kampionatin evropian vitin e ardhshëm. Pasi që javën e kaluar “Tre luanët” arritën katër gola kundër Bullgarisë, tani kombëtarja e Gereth Sauthgejt e mundi Kosovën me 5:3.

Pjesa e parë filloi në mënyrë shokuese për nikoqirët pasi që Valon Berisha e dënoi gabimin e mbrojtjes së Anglisë dhe i dha avantazh Kosovës në sekondën e 34-të të duelit.

Megjithatë, pjesa parë përfundoi me rezultatin 5-1. Golat për kombëtaren angleze u shënuan nga Sterling (8), Kane (19), Vojvoda shënon autogol (38), Sanço (44, 46).

Kombëtarja e Kosovës në pjesën e dytë arriti të rimarrë veten duke shënuar dy gola me Berishën (49) dhe Muriqi (54) me 11-metërsh. Ndeshja përfundoi me rezultatin 5-3.

Kosova nga ana tjetër e humbi vendin e dytë për llogari të Çekisë, e cila në mënyrë befasuese e fitoi kombëtaren e Malit të Zi mbrëmë me 0:3. Kjo ishte humbja e parë në një histori të shkurtër të kombëtares së Kosovës, e cila ka zgjatur plot 15 ndeshje, pasi që vendi u bë anëtar i plotfuqishëm i FIFA-s dhe UEFA-s.

Ndërsa, Kombëtarja shqiptare arriti të fitojë me rezultatin 4-2 përballë Islandës në ndeshjen që u luajt mbrëmë në “Elbasan Arena” e vlefshme për Euro 2020.

Pjesa e parë mbaroi me kombëtaren shqiptare në avantazh me golin e Dermakut në minutën 32.

Islanda barazoi në pjesën e dytë me Sigurdson (47), Hysaj do të nxjerrë Shqipërinë sërish në avantazh (52) por islandezët barazojnë sërish me Sigurdson (58).

Shqipëria doli në avantazh sërish falë Roshit në minutën 79, ndërsa Cikalleshi do të shënojë golin e katërt në minutën 83.

Rezultate nga ndeshjet e djeshme:

Grupi A

Mali i Zi – Çeki 0: 3

Angli – Kosovë 5: 3

Grupi B

Luksemburg – Serbi 1: 3

Lituani – Portugali 1: 5

Grupi H

Moldavi – Turqi 0: 4

Francë – Andorra 3: 0

Shqipëri – Islandë 4: 2. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail