Pioli pas debutimit në krye të Milanit: Gjithçka është e mundur

Milano, 1 nëntor 2019 (MIA) – Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka mbetur i kënaqur me fitoren minimale 1:0 të skuadrës së tij ndaj Spalit si mysafir në ndeshjen e xhiros së 10-të në Serie “A”.

“Kuqezinjtë” e kishin të vështirë të gjejnë rrugën e duhur për tek goli, por me një goditje nga gjuajtja e lirë nga Suso, ata megjithatë shënuan sukses të rëndësishëm. Pioli e ka ftuar ekipin të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë i uritur për fitore.

“Para ndeshjes u thashë djemve se është e rëndësishme për mua të dalin me frymën e vërtetë në fushë. Është për të ardhur keq që është dashur të vuajmë deri në fund të ndeshjes, por fitoret e vështira do të jenë një plus për ne, sidomos para ndeshjes kundër Lacios”, ka komentuar Pioli.

Ai ka komentuar pjesëmarrjen e Susos, për të cilin konsideron se është një lojtar i shkëlqyer që mund t’i japë më shumë skuadrës.

“Më vjen mirë që jam trajner i tij, por skuadra duhet të jetë ekip i mirë dhe të mos fitojë apo humb për shkak të një lojtari. Ende duhet të zhvillohemi. Nëse e bëjmë këtë, çdo gjë është e mundur. Ndeshjet e vwshtira po vijnë, por duhet të futemi në to pa frikë”, shtoi trajneri. bs/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail