Ibrahimoviqi do të bëhet lojtar i Milanit

Romë, 24 dhjetor 2019 (MIA) – Futbollisti suedez Zllatan Ibrahimoviq do të bëhet lojtar i Milanit, transmeton Agjencia italiane, ANSA. Dy palët janë në fazën e avancimit të negociatave. Në të ardhme të afërt, suedezi 38 vjeçar duhet të pranojë propozimin e “kuqezinjëve”.

Para saj, drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar se klubi i vazhdon negociatat me Ibrahimoviqin për transferin. Bolonja dhe Napoli kanë refuzuar të lidhin marrëveshje me sulmuesin 38 vjeçar si agjent i lirë.

Klubi i fundit i Ibrahimovqit ka qenë Los Anxhelos Galaksi. Suedezi ka paralajmëruar se nuk do ta rinovojë marrëveshjen me klubin amerikan i cili skadon më 31 dhjetor.

Ibrahimoviqi ka luajtur për Milanin nga viti 2010 deri 2012 dhe u bë kampion i Italisë. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail