Publikohet lista e lojtarëve më të paguar në futboll – Messi është i pakonkurrencë

Është publikuar lista e re e lojtarëve më të paguar në botën e futbollit.

France Football ka publikuar renditjen e lojtarëve më të paguar në sportin më të shikuar në botë, derisa Lionel Messi është i pakonkurrencë.Ylli argjentinas fiton plotë 131 milionë euro në viti, aty ku hyjn, paga nga Barcelona, bonuset, përfitimet nga marketingu.

Pas tij është rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo që fiton 118 milionë euro në vit, pesë milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar.

Ndërsa, top treshen e kompleton Neymari i Paris Saint-Germainit, i cili fiton rreth 95 milionë euro, 4.5 më shumë sesa sezonin e kaluar.Shifrat për djemtë në futboll janë në mënyrë drastike të ndryshme me ato të vajzave. Futbollistja më e paguar në botë është amerikania Carli Lloyd.

37-vjeçarja luan për Sky Blue Footbal Clup në ligën amerikane të futbollit dhe do t’i fitojë këtë vit 480 mijë euro.

Bashkëkombësja e saj, Megan Rapinoe, radhitet e dyta me 415 mijë euro, ndërsa norvegjezja Ada Hegerberg e Olympique Lyon e kompleton top treshen me 400 mijë euro në vit. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail