Peshqiri me të cilin Kobi Brajant mbajti fjalim përshëndetës u shit për 33 mijë dollarë

Los Angjelos, 30 mars 2020 (MIA) – Peshqiri me të cilin legjenda e Los Angjelos Lejkërs, Kobi Brajant mbajti fjalim përshëndetës pa ndeshjes së tij të fundit në NBA, më 13 prill të vitit 2016, shitet për 33.000 dollarë.

Sipas CNN, blerësi është një tifoz i zjarrtë i Lejkërs dhe ai e ka koleksionin më të madh të memorialeve për “liqenasit”. Ëndërron të krijojë muze për LA Lejkërs në Kaliforninë Jugore.

Kur Brajant u largua nga vendi pas fjalimit të tij përshëndetës, njëri nga tifozët ia mori peshqirin që e mbante mbi supet e tij. Të njejtin vit, tifozi e shiti peshqirin në ankand për 8.365 dollarë.

Dje, peshqiri së bashku me dy bileta për ndeshjen e fundit të Kobit u shotën për 33.077 dollarë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail