UEFA i mohon informacionet për shkurtim të mundshëm të kualifikimeve për eurokupet në sezonin e ri

Nion, 12 maj 2020 (MIA) – Asociacioni evropian i futbollit i ka mohuar informacionet e gazetës britanike “Tajms” për gjoja ulje të raundeve kualifikuese për Ligën e kampionëve dhe Ligën e Evropës në sezonin 2020/2021.

“Tajms” raportoi dje se UEFA e shqyrton mundësinë e zvogëlimit të raundeve kualifikuese dhe mundësinë e anulimit të tyre të plotë. Situata është nën ndikimin e ndalesave për ndeshje të disa qeverive, për shembull në Francë dhe Holandë, ndeshjet e futbollit nuk mund të luhen më herët se në shtator.

“UEFA nuk e ka menduar asnjëherë t’ua marrë fituesve të kampioneve kombëtare të drejtën të përpiqen të hyjnë në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve falë rezultateve nga terreni. UEFA aktualisht e përcjell situatën dhe ndikimin e mundshëm mbi formën e raundeve kualifikuese për turnetë e klubeve vitin e ardhshëm. Deri më tani, nuk është zhvilluar mundësi specifike për formatin e kualifikimit për turniret e klubeve evropiane”, thuhet në komunikatë.

Fazat përfundimtare të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin 2019/2020 u ndërprenë në muajin mars për shkak pandemisë së koronavirusit. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail