Titulli i tetë radhazi për Bajern Munihun në Bundesligë

Bremen, 17 qershor 2020 (MIA) – Bajerni i Munihut u bë kampion në Gjermani, për herë të tetë me radhë, duke mposhtur Verder Bremenin me rezultat 1:0, si mysafir në ndeshjen e xhiros së 32-të në Bundesligë.

Futbollistët e Florian Kofeldit, qëndruan mirë në fushë në pjesën e parë dhe madje patën epërsi në fushë, por pak para pushimit ata pranuan gol pas lëvizjes mjeshtërore të Robert Levandovskit, i cili mori një pasim të shkëlqyer nga Gjerom Boateng.

Dhjetë minuta pas pushimit, goli i ri i Levandovskit u anulua për shkak të ofsajdit, ndërsa në minutën e 79-të bavarezët mbetën me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Alfonso Dejvisit.

Bajerni është në krye të tabelës me 76 pikë dhe ka përparësi prej dhjetë pikësh ndaj Borusia Dortmundit, e cila luan nesër.

Ky është titulli i 30-të në total për Bajernin, i cili ka 22 fitore radhazi ndaj Verder Bremenit në të gjitha garat.

Klubi nga Bremeni mbetet në vendin e parafundit me 28 pikë. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail