Liverpuli nuk do të mund të arrijë 100 pikë

Londër, 16 korrik 2020 (MIA) – Ekipi i Liverpulit mbrëmë u mund nga Arsenali me 2:1 në xhiron e 36-të të kampionatit anglez. Pas kësaj humbje, skuadra e trajnerit Jirgen Klop i humbi shanset për të përfunduar kampionatin me një numër treshifror të pikëve.

E kështu nuk dukej pas minutës së 20-të, kur Sadio Mane i solli “të kuqtë” në epërsi. Kthesën e paralajmëroi Aleksandre Lakazet me një gol në minutën e 32-të, ndërsa fitoren për “topxhinjtë” e siguroi Reis Nelson para fundit të pjesës së parë.

Dy xhiro para fundit të sezonit në Premier ligë, Liverpul është lider bindës me 93 pikë dhe me dy fitore të mundshme deri në fund mund të mbledhë maksimum 99 pikë. I dyti është Mançester Siti me 75, i treti Çellsi me 63. Pasojnë Lester dhe Mançeser Junajted me nga 59 pikë dhe me një lojë më pak. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail