Marota: Asnjë klub italian nuk mund t’ia lejojë vetes transferimin e Mesit

Milano, 29 korrik 2020 (MIA) – Drejtori ekzeklutiv i Interit Xhuzepe Marota beson se asnjë klub italian nuk mund të sjellë në rradhët e veta sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi.

Paraprakisht, mediumet italiane raportuan se kontrata e argjentinasit me katalanasit do të skadojë në verën e vitit 2021, ndërsa klubi nga Milano pret që ta marrë atë falas.

“Asnjë klub italian nuk mund të organizojë transferim të tillë pa pronarët, të cilët do të jepnin kontribut të madh. Prandaj, duke marrë parasysh rregullat e fer-plejit financiar, ne duhet të jemi të qëndrueshëm. E vërtetë është që duhet ta bëjmë Serinë A përsëri kampionat të tillë, ku vijnë më të mirët. Kjo do të rrisë çmimin e Serie A, duke shitur të drejtat televizione. Ne duhet të vlerësojmë ato që shesim dhe të jemi të vetëdijshëm që emrat e yjeve tanë rrisin vlerën e këtij brendi”, tha Marota.

Paraprakisht, dyshim për transferimin e mundshëm të Mesit në Inter, ka shprehur edhe trajneri i “zikaltërve” Antonio Konte. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail