LK: Kampioni i Evropës filloi fuqishëm ndaj Atletikos, Lukaku shpëton Interin në “Xhuzepe Meaca”

Mynih, 21 tetor 2020 (MIA) – Kampionët e Evropës Bajern Mynihu e fitoi Atletiko Madridin me rezultat 4:0 në ndeshjen e Grupit A në Ligën e Kampionëve në “Alianc Arena”.

“Jorganxhinjtë” e filluan ndeshjen me guxim, por djemtë e Hansi Flikut krijuan situata më të rrezikshme dhe demonstruan efikasitet.

Niklas Zule e goditi traversën, ndërsa para fundit të gjysmëorës së parë, Kingsli Koman e tundi rrjetin e skuadrës nga Madridi. Pak para pushimit, francezi regjistroi edhe një asist për Leon Gorecka.

Menjëherë pas pushimit, goli i Zhoao Feliks u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, dhe në mes të pjesës së dytë, bavarezët shënuan edhe dy gola në gjashtë minuta me anë të Tolisos dhe Komanit.

Kështu, Bajerni kryeson grupin, në të cilin Salcburgu dhe Lokomotiv Moska luajtën baraz 2:2.

Inter dhe Borusia Menhengladbah përsëri shfaqën shou – 2:2, në ndeshje të Grupit B.

Ndeshja në “Xhuzepe Meaca” përfundoi në mënyrë dramatike, ndërsa për të gjitha 90 minutat gjermanët bënë vetëm dy goditje, të cilat rezultuan me gola. Ato ishin vepër e Rami Benzebain, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1:1 pas para fundit të ndeshjes edhe Jonas Hofman. Ai shënoi në minutën e 85-të dhe goli u pranua pavarësisht ndërhyrjes së VAR.

Para kësaj, Romelu Lukaku udhëhoqi “Zi-kaltërtit”, ndërsa në minutën e 90-të, ylli belg shpëtoi Interin nga humbja.

Në renditje, të dy skuadrat kanë nga 1 pikë, lider është Shahtjor Donjeck me 3 pikë, Real Madridi është akoma me zero, pasi më herët mbrëmë humbi 2:3 ndaj “minatorëve” në Madrid.

Javën tjetër italianët vizitojnë Ukrainën, ndërsa spanjollët luajnë në Gjermani.

Rezultatet nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve:

Grupi “A”:

Salcburg – Lokomotiv Moskë 2:2

Bajern Mynih – Atletiko Madrid 4:0

Grupi “B”:

Real Madrid – Shahtjor Donjeck 2:3

Inter – Borusia Menhengladbah 2:2

Grupi “C”:

Mançester Siti – Porto 3:1

Olimpiakos – Marsej 1:0

Grupi “D”:

Ajaks – Liverpul 0:1

Mitjiland – Atalanta 0:4. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail