Barcelona mund t’ia shesë Ter Shtegenin Bajernit për shkak të problemeve financiare

Barcelonë, 2 nëntor 2020 (MIA) – Portieri i Barcelonës, Mark Andre ter Shtegen mund të jetë lojtar i Bajern Munihut, njoftuan disa media spanjolle.

Klubi nga Munihu mbetet i interesuar për lojtarin, ndërsa Barcelona do të jetë e detyruar që të pajtohet për transfer për shkak të gjendjes së vështirë financiare. Paraprakisht ishte bërë e ditur se Barcelona mund të fillojë procedurë falimentuese nëse lojtarët nuk pajtohen për uljen e pagave.

Bajerni beson se portierin do të mund ta zëvendësojë Manuel Nojer në ekip. Shuma për transfer do të jetë rreth 80 milionë euro.

Gjermani 28 vjeçar luan në Barcelonë që nga viti 2014 pas transferit nga Borusia Menhenglladbah. Në sezonin e tanishëm ai nuk luajti për shkak se ishte i lënduar. Kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2025. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail