Zidan e mori përgjegjësinë për humbjen nga Valensia

Madrid, 9 nëntor 2020 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan pas humbjes së djeshme nga Valensia me 4:1, kërkoi të mos kritikohen lojtarët dhe i tërë faji t’i drejtohet atij.

“Po, është humbje e dhimbshme, sepse me të vërtetë e filluam mirë ndeshjen. Gjysmëora e parë nuk ishte e keqe, shënuam gol. Por, pas golit barazues ndodhi ajo që ndodhi. Sa i përket tre penaltive kundër nesh, arbitri duhet të mbajë llogari për tërë këtë. Pranuam tre gola nga pika e bardhë dhe një autogol. Kjo është shumë. Unë si trajner jam përgjegjës për këtë, sepse më duhet të gjej një dalje nga situata. U dukëm shkëlqyeshëm, e më pas loja ndryshoi në mënyrë dramatike. Kjo nuk na ndodhë për herë të parë dhe nuk më pëlqen”, theksoi Zidan.

Real Madridi pas tetë ndeshjeve në La Liga është në vendin e katërt me 16 pikë, katër më pak se lideri Real Sosiedad, i cili është me një ndeshje më shumë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail