Futbollistët u kthyen në shtëpi, në Bllacë u pritën nga kryeministri Zaev

Shkup, 13 nëntor 2020 (MIA) – Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e cila siguroi plasman historik në Kampionatin Evropian, në orët e hershme të mëngjesit u prit nga kryeministri Zoran Zaev.

“Është i madh gëzimi që sonte e vërshoi të gjithë vendin. Këtë gëzim e sollën heronjtë e Maqedonisë së Veriut të cilët i lanë zemrat e tyre në fushë në Tbilisi dhe sollën fitore të cilën historia jonë e Maqedonisë së Veriut nuk e mban mend deri më tani, me çfarë kombëtarja jonë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit. I gjithë shteti, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e ndajnë gëzimin për suksesin e kombëtares së futbollit.

Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë!

Është kështu kur luajnë bashkë maqedonas, shqiptarë, turq… në fanella të njëjta, nën flamur të njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm së bashku një për të gjithë, të gjithë për një . Unë dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi jemi këtu ta ndajmë gëzimin dhe t’ju shprehim nder dhe t’ju bëjmë të ditur se në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve, të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit do të shpërblehen me nga 10.000 euro.

Ky është një sukses i denjë për një festim të madh, por jam i detyruar të apeloj dhe ju lus që edhe ju ta bëni të njëjtën dhe të apeloni që në këtë moment të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat ndalojnë tubime” deklaroi Zaevi.

Ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në Tbilisi e mposhti Gjeorgjinë me 1:0 me golin e Goran Pandevit. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail