Mesi për herë të parë përjashtohet në fanellën e Barcelonës

Barcelonë, 18 janar 2021 (MIA) – Kartoni i kuq që mbrëmë e mori Lionel Mesi në minutat e fundit të finales së Superkupës spanjolle është i pari në 753 ndeshjet e luajtura në fanellën e Barcelonës dhe gjithsej vetëm i treti në karrierë.

Dy përjashtimet tjera të Mesit ishin në fanellën e ekipit kombëtar të Argjentinës. Ai për herë të parë para kohe e lëshoi ndeshjen në vitin 2005 në ndeshjen miqësore kundër Hungarisë, ndërsa kartonin e dytë të kuq e mori kundër Kilit në Kopa Amerika në vitin 2019.

Barcelona mbrëmë në një ndeshje dramatike pas humbjeve në finale të Superkupës spanjolle nga Atletik Bilbao me 3:2, ndërsa gjykatësi kryesor e përjashtoi kapitenin e klubit katalonas në minutën e 119-të, prejse pas konsultimeve me VAR të shtunën vlerësoi se Mesi me qëllim e ka goditur me dorë në kokë lojtarin kundërshtues Asier Vilalibre. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail