Humbja a tretë për hendbollistët e Maqedonisë së Veriut në KB në Egjipt

Kajro, 20 janar 2021 (MIA) – Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në hendboll pasdite e shënoi humbjen e tretë në Kampionatin botëror në Egjipt dhe të parën në fazën kryesore. Më të mirë se të përzgjedhurit e seleksionuesit Danillo Brestovac ishin hendbollistët sllovenë, të cilët edhe para ndeshjes ishin favoritë.

Rezistenca e reprezentuesve të Maqedonisë së Veriut ka zgjatur rreth njëzetë minuta në gjysmë lojën e parë, në të cilën në dy tre raste kishin edhe dy gola epërsi. Në fund të pjesës së parë Sllovenia bëri seri me rezultat prej 4:0 dhe në gjysmë lojë u largua me epërsi me rezultat prej 13:9.

Avantazhi i sllovenëve u rrit që nga fillimi i pjesës së dytë, që në minutën e 60-të të arrijë 10 gola.

Lojtari më efikas tek fituesit ishte Dragan Gajiq me shtatë gola, ndërsa në ekipin që humbi, Kiril Lazarov me pesë gola. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail