Shkupi mbeti pa golashënuesin Darbo

Shkup, 21 janar 2021 (MIA) – Sulmuesi më i mirë në pjesën e parë të sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFMV), Dembo Darbo u largua nga nënkampioni vjeshtor Shkupi dhe nënshkroi kontratë me kampionin bjellorus, Shahtjor Soligorsk.

Reprezentuesi i Gambisë e përforcoi Shkupin në gusht të vitit 2019, ndërsa pjesën vjeshtore të sezonit aktual e përfundoi si golashënuesi më i mirë në LPFMV, duke shënuar 17 gola në 18 ndeshje.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që ma dhatë që nga dita e parë kur erdha në Çair. I dëshiroj çdo të mirë Shkupit në të ardhmen dhe shpresoj se këtë sezon do ta fitojë titullin e kamionit”, deklaroi Darbo për sajtin e klubit.

Darbo është futbollisti i dytë i LPFM-së i cili në afatin kalimtar të janarit e përforcoi kampionin e Bjellorusisë, pasi paraprakisht këtë muaj edhe lojtari i Shkëndisë, Valon Ahmedi nënshkroi për Shatjor Soligorsk. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail