FIFA dhe UEFA u kërcënuan me sanksione të ashpra për “Superligën” e paralajmëruar

Cyrih, 21 janar 2021 (MIA) – Dënime të rrepta për të gjitha klubet dhe lojtarët që eventualisht do të merrnin pjesë në të ashtuquajturën “Superligën e mbyllur”, formimin e së cilës e paralajmërojnë disa gjigantë evropianë të futbollit, u njoftua sot nga FIFA dhe gjashtë federatat kontinentale.

“Lidhur me njoftimet e fundit të mediave se disa klube evropiane mund të formojnë një Superligë evropiane të formatit të mbyllur, FIFA dhe gjashtë federatat kontinentale (AFC, CAF, KONKAKAF, KONMEBOLL, OFC, UEFA), vendosmërisht theksojnë se nuk do të njohin një garë të tillë”, thuhet në një kumtesën e përbashkët nga drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, Xhani Infantino dhe Aleksandar Çeferin, si dhe kryetarët e pesë federatave tjera të futbollit kontinental.

Në kumtesë, gjithashtu theksohet se asnjë klub ose lojtar që do të merrte pjesë në një Superligë të tillë nuk do të ishte në gjendje të luante në garat e organizuara nga FIFA dhe federatat kontinentale.

Ideja e formimit të Superligës, e cila do të ishte një alternativë e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, është përmendur në media për disa vjet. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail