Azar: Familja më jep mbështetje të plotë që t’i tejkaloj lëndimet

Madrid, 9 shkurt 2021 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Eden Azar, i cili pas ardhjes nga Çellsi në Real shpesh po lëndohet, tha se familja është me të në periudhën e shërimit.

“Kam fat që kur lëndohem, nuk jam vetëm. Familja ime po tenton të më ndihmojë që ta tejkaloj këtë. Ky nuk është fundi i botës, sepse mund ta kaloj kohën me familjen time dhe me fëmijët. Po të isha vetë, do të ishte më vështirë. Ka shumë gjëra që mund t’i bëni gjatë lëndimit. Kuptohet, mund të ushtroni që të shëroheni më shpejtë, por për disa nevojitet një kohë e gjatë. Duhet të jem i durueshëm, të punoj shumë dhe të përparoj”, e citon Azarin “On The Front Foot“.

Më 2 shkurt u bë e ditur se belgu ishte larguar nga stërvitjet e Real Madridit për shkak se nuk ndjehej mirë. Ditën e nesërme ai kishte filluar të stërvitet, por prapë u lëndua.

Në sezonin 2020/21, Azari luajti 13 ndeshje për Real Madridin, shënoi tre gola. Belgu 30-vjeçar humbi një pjesë të madhe të këtij sezoni për shkak të lëndimeve. fc/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail