Reali për të blerë Mbapen dhe Hallandin do të duhet të shpenzojë 852 milionë euro

Madrid, 22 shkurt 2021 (MIA) – U bë e njohur se sa do të duhet të shpenzojë Real Madridi në transferime për sulmuesin të Pari Sen-Zhermenit Killian Mbape dhe për sulmuesin e Borusia Dortmund Erling Halland, shkruan “AS”.

Sipas gazetës spanjolle, Reali do të duhet të shpenzojë 852 milion euro për transferimin e dy lojtarëve. Kjo shumë do të duhet të jepet nëse lojtarët nënshkruajnë kontrata gjashtë-vjeçare me Real Madridin.

Shpenzimet për klubet e dy lojtarëve pritet të kushtojnë 300 milion euro, ndërsa për gjashtë vjet Reali do të duhet t’i paguajë 432 milion euro francezit, ndërsa 120 milion euro norvegjezit.

Këtë sezon Mbape luajti 30 ndeshje për PSZH-në, në të cilat shënoi 21 gola dhe bëri nëntë asistime. Halland shënoi 27 gola dhe shtatë asistime në 25 ndeshje për Borusia Dortmundin. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail