
Torino, 22 shkurt 2021 (MIA) – Portieri i Juventusit, Xhanluigji Bufon është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me ekipin torinez, publikoi gazetari Nikolo Shira.
Sipas njohësit të mirë të futbollit italian, Juventusi punon në vazhdimin e kontratës me italianin 43-vjeçar deri në vitin 2022.
Bufon, me 44 vite, dëshiron të bëhet lojtari më i vjetër në Seria A, duke e thyer rekordin e Marko Balotas.
Në sezonin vijues, Bufon ka luajtur në nëntë ndeshje në të gjitha garat, në të cilat pranoi pesë gola. bsh/