Kompletohen dyshet e gjysmëfinales në LK, Real Madrid- Çelzi, PSZH- Mançester Siti

Liverpul, 15 prill 2021 (MIA) – Mançester Siti dhe Real Madridi e kanë ruajtur avantazhin nga ndeshjet e para dhe kanë siguruar mbrëmë kualifikim në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve.

Futbollistët e Mançester Sitit e kanë eliminuar Borusia Dortmundin me dy fitore identike prej 2:1, ndërsa triumfin në ndeshjen kthyese e kanë siguruar me kthesën përmes Rijad Marezit (minuta e 55-të nga penaltia) dhe Fil Foden (75) pasi më para Xhan Belingam (minuta e 15-të) solli avantazhin për ekipin e Borusisë.

Real Madridi ka luajtur pa gola në ndeshjen me Liverpulin që ka qenë e mjaftueshme që kampioni spanjoll të plasohet mes katër më të mirëve në garën elitare të futbollit duke iu falënderuar avantazhit prej 3:1 nga ndeshja e parë.

Siti në gjysmëfinale do të luajë kundër Pari Sen Zhermenit (PSZH), derisa Real Madridi kualifikimin në finale në Stamboll do të tentojë ta sigurojë përmes triumfit ndaj Çelzit. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail