Perez: Super liga do ta çojë futbollin në vendin e merituar në botë

Madrid, 19 prill 2021 (MIA) – Florentino Perez, president i Real Madridit dhe president i Super ligës së sapoformuar ka dhënë pritshmëri të mëdha me krijimin e garave.

“Do t’i ndihmojë futbollit në çdo nivel dhe do ta çojmë në vendin e merituar në botë. Futbolli është sporti i vetëm global me adhurues nga katër miliardë njerëz. Përgjegjësia jonë, përgjegjësia e klubeve të mëdha është të kënaqim nevojat e këtyre njerëzve”, ka thënë Perez.

Mbrëmë vonë u publikua se në Super ligë do të garojnë: Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Milan, Arsenal, Çelzi, Inter, Juventus, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajted dhe Totenhem si dhe tetë klube tjera që do t’i bashkëngjiten më vonë. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail