Makroni dhe Xhonsoni kundër formimit të Super ligës

Paris/Londër, 19 prill 2021 (MIA) – Presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministri britanik, Boris Xhonson nuk pajtohen me vendimin e formimit të Super ligës evropiane jashtë ingerencave të UEFA-s.

Asnjë klub francez nuk e ka përkrahur krijimin e Super ligës, derisa Anglia do të ketë përfaqësues të saj.

“Presidenti Makron e përshëndet pozicionin e klubeve franceze të refuzojnë të marrin pjesë në Super ligë që cenon parimet e unitetit dhe meritave sportive. Autoritetet franceze do të mbështesin gjitha hapat e ndërmarrë nga federata dhe liga franceze, UEFA dhe FIFA për mbrojtje të integritetit të ndeshjeve kombëtare ose evropiane”, njoftoi Pres shërbimi presidencial.

Për këtë hap, kryeministri britanik, Boris Xhonson, madje thotë se i është shkaktuar dëm i madh futbollit.

“Superliga e goditi zemrën e futbollit dhe i la të gjithë tifozët anglez në rrëmujë. Klubet që do të vendosin të marrin pjesë në Super ligë patjetër t’u përgjigjen tifozëve dhe bashkësisë së futbollit për kësi hapa radikal”, ka thënë Xhonson.

Pritet që turneu të fillojë në gusht të këtij viti. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail