Çeferin: Klubet angleze bënë gabim, por ata u kthyen dhe tani vazhdojmë së bashku

Londër, 21 prill 2021 (MIA) – Kryetari i Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA), Aleksandar Çeferin, reagoi në një intervistë për Bi-Bi-Si ndaj vendimit të klubeve angleze për t’u tërhequr nga Super Liga Evropiane.

“Thashë gjatë Kongresit të UEFA-s që është në rregull të bësh gabime, dhe klubet angleze e bënë atë. Por tani ata janë kthyer, dhe mund të japin shumë jo vetëm për kupat evropiane, por për të gjithë futbollin evropian. Gjëja e rëndësishme tani është të ecim përpara së bashku”, tha Çeferin.

Formimi i Super Ligës Evropiane u njoftua më 19 prill me ekipet e Arsenalit, Çellzit, Liverpulit, Mançester Sitit, Mançester Junajtedit, Totenhemit, Real Madridit, Barcelonës, ​​Atletikos, Milanit, Interit dhe Juventusit.

Pas tërheqjes së ekipeve angleze, sot menaxhmenti i Super Ligës Evropiane vendosi të suspendoj projektin. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail