Grilishi shpreson se Mançester Siti do ta fitojë Ligën e kampionëve

Mançester, 16 shtator 2021 (MIA) – Mesfushori i Mançester Sitit, Xhek Grilish pas fitores së mbrëmshme kundër Lajpcigut (6:3) ka shfaqur shpresën se ekipi i tij do të arrijë të fitojë Ligën e kampionëve.

“Mirë është që fituam. Mbrëmje e shkëlqyeshme për ekipin dhe mua personalisht. Arrita të shënoj gol, është ndjenjë e jashtëzakonshme. Lojtarët çdoherë flasin për finalen e vitit të kaluar. Të gjithë janë të vendosur që sivjet të bëjnë hap më tutje. Fillimi ka qenë i mirë. Shpresoj se këtë herë do të shkojmë deri në fund”, ka thënë Grilishi për ueb faqen zyrtare të UEFA-s.

Në javën e dytë të Ligës së kampionëve, Siti do të përballet me Pari Sen Zhermenin, derisa Lajpcigu me Klub Brizhin. Duelet do të jenë më 28 shtator. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail