Florian Marku kampion bote në IBF, triumfon me pikë ndaj ukrainasit Prodan

Tiranë, 26 shtator 2021 (MIA) – Boksieri shqiptar Florian Marku ka hyrë në histori pasi fitoi për herë të parë titullin kampion bote në IBF. Me titullin e IBF-së në krah dhe tashmë një kampion bote, Marku foli pas fitores dukë thënë se ka punuar shumë për këtë ditë.

Megjithatë, siç transmeton Top Çenëll, shkaktoi të qeshura kur po fliste për fitoren dhe lëvizjet e kundërshtarit ukrainas, për të cilin tha: “Prodan kishte problem të gjente ritmin kur po lëvizja, ndaj kishim planin tonë dhe ishte perfekt”, njoftojnë mediat shqiptare.

“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte”, u shpreh Marku.

Mesazhi që dërgoj, theksoi Floriani, është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.

“Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time që është shtatzënë, për të cilën do të bëj më të mirën për t’i dhënë jetën më të mirë”, u shpreh Florian Marku. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail